Sport

Pas pak sfida Skoci –Shqipëri

Pas pak minutash pritet të startojë përballja Skoci–Shqipëri në Ligën e Kombeve. Kjo është ndeshja e dytë e Kombëtares në këtë kompeticion pas fitores me Izraelin me rezultatin 1-0. Trajneri Christian Panucci do të hedhë në fushë në orën 20:45 këtë formacion. Në portë Strakosha, në mbrojtje Binaku, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, në mesfushë Ndoj, Lilaj, Xhaka, Bala dhe në sulm dyshja Balaj, Gavazaj.