Në kishën e Labovës së Kryqit është duke u kryer një tjetër ndërhyrje në çati dhe kupola. Kjo është hera e tretë që pas përfundimit të restaurimit, që kompania po ndërhyn për të zëvendësuar tjegulla të dëmtuara dhe për të stabilizuar lagështinë në pjesën e brendshme të objektit. Por ekspertët ngrenë pikëpyetje së çfarë do ndodhë kur Kisha të jetë jashtë garancisë. Labova e Kryqit është mes monumenteve të rralla të artit bizantin për arkitekturën unike. Ikonostasi i gdhendur në dru është i mbushur me imazhet e personazheve lokale me veshje traditcionale, çka e bën Labovën një pasuri autentike shqiptare.