Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Ilir Vrenozi, ka festuar një ditë më parë 55 vjetorin e lindjes. Sot ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka treguar se si ka kaluar mbrëmë në festën e madhe që bëri për ditëlindje.
A e ke ftuar Mirin në ditëlindje, pas sherrit që keni pasur?
Miri është në grupin e banorëve në WhatsApp dhe Miri e ka parë mesazhin. Por më tha dy fjalë Erik Lloshi, që ka folur me Mirin dhe i kishte thënë që “unë e dua Ilirin”. Edhe unë nuk mbaj mëri. Edhe po të kishte ardhur dje, do ta vlerësoja. Dhe do bënte lajm, por këta nuk dinë të bëjnë lajm.
E keni lënë pas debatin tuaj?
Unë harroj. Se po nuk harrove, bën shumë armiq. Unë u revoltova atëherë sepse më ngacmoi tre ditë. Që kur doli më drejtoi gishtin… Pastaj më lëvizi teli dhe…