Gossip Showbiz

Pas takimit mes Eglit dhe Gjestit, ai i kërkon falje familjes së banores! “Kërkoj shumë falje…”

Gjesti dhe Egli Tako i sqaruan të gjitha keqkuptimet në një darkë të organizuar nga Vëllai i Madh, ku diskutuan për raportin e tyre dhe gjithçka që mund të ketë shkaktuar paqartësi.

Të dy kërkuan falje, duke theksuar se asgjë nuk ishte bërë me qëllim.

Pas përfundimit të darkës, Gjesti, banori nga Kosova, u rikthye brenda për t’i kërkuar falje familjes së Eglit. Ai shfrytëzoi rastin për të thënë:

Përshëndes familjen e Eglit, i kërkoj shumë falje për çdo gjë që ka ndodhur. Kur të dalim jashtë shpresoj që keni me më lënë me bisedu… Ju përshëndes të gjithëve, publik i gjerë kudo që jeni anë e mbanë botës. Më falni shumë për çdo gjë.

Pavarësisht sqarimeve, Egli dhe Gjesti nënkuptuan se mes tyre nuk ka mundësi për një vazhdim të raportit as jashtë mureve të shtëpisë, por mbetet për t’u parë.