Art & Kulturë

Pas zhdukjes 23 vite më parë “Ritratto di Signora” pritet të kthehet në ekspozitë

Një pikturë nga mjeshtri austriak, Gustav Klimt pritet të kthehet në ekspozitë, pas zhdukjes 23 vite më parë. “Ritratto di Signora” u vodh në Galerinë “Ricci Oddi” në Piacenza, në shkurt të vitit 1997 dhe u gjet në oborrin e së njëjtës galeri në dhjetor të 2019-ës.

Punonjësit e gjelbërimit e zbuluan në një zgavër të mbrojtur nga një derë metalike, të fshehur mes shtresave të trasha të derës. E mbështjellë me një qese plastike të zezë dukej e padëmtuar. Piktura e rimarrë është pjesë e një serie portretesh që Klimt përfundoi në vitet e fundit të jetës së tij, mes 1916 e 1918-ës.