Edhe pse flokët në vetvete nuk ndjejnë pasojat e pijes, skalpi nuk fshihet dhe kur është i irrituar, flokët e tregojnë. “Alkooli, sidomos kur konsumohet në sasi të moderuara deri të larta gjatë një periudhe të gjatë, dehidraton lëkurën dhe shkakton skuqje, ndjeshmëri dhe inflamacion”, thotë dermatologia Sharon Wong.
Ndërsa këto efekte shihen më shpesh në fytyrë, i njëjti proces ndikon edhe në skalp, duke rezultuar në tharje, kruarje, shkëlqim të humbur dhe flakërim të kushteve si dermatiti apo psoriaza. Shëndeti i skalpit është parakusht për flokë të shëndetshëm, ndaj efektet e alkoolit mund të çojnë në flokë të thatë, të brishtë dhe pa shkëlqim. Në raste të rënda, dermatiti ose psoriaza e skalpit mund të shkaktojnë rënie flokësh.
Rënia e flokëve mund të sinjalizojë mungesën e proteinave dhe zinkut, sipas “National Institutes of Health“, në SHBA. Flokët kanë nevojë për proteina (keratinë) dhe zink për t’u ushqyer. Produktet, si farat e kungullit (që përmbajnë zink), kosi (proteina dhe vitaminën B5) dhe vezët (proteina, biotin, vitaminën D) janë të shkëlqyera për rritjen dhe forcimin e flokëve duke ofruar lëndë ushqyese jetësore.
Një dietë e ekuilibruar me këto ushqime, përfshirë hekurin, omega-3 dhe vitamina të tjera, ndihmon në forcimin e folikulave dhe zvogëlon rënien e tyre. Flokët përbëhen kryesisht nga proteina (keratinë), dhe sasia e pamjaftueshme e tyre mund të çojë në rënie të flokut. Zinku është i rëndësishëm për rritjen dhe riparimin e indeve të flokëve. Ai, gjithashtu ndihmon në funksionimin e gjëndrave të yndyrës rreth folikulave: mungesa e tyre mund të shkaktojë rënie të flokëve.