Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës, Fortlumturia e Tij Bartholomeu, ka dërguar një mesazh urimi për Kryepeshkopin e sapozgjedhur të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joani.
Në mesazhin e tij, dërguar nga Fanari më 16 mars 2025, Patriarku Bartholomeu e përgëzon Kryepeshkopin e ri për zgjedhjen e tij në Fronin Kryepiskopal dhe i uron një shërbim të gjatë dhe të ndritur.
“Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra. Në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror! I denjë!” – thuhet në mesazhin e nënshkruar nga Bartholomeu i Konstandinopojës.
LEXO EDHE: Hirësi Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare!
Mesazhi i plotë:
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan
Në Tiranë.
Fortlumturi vëlla i shenjtë,
Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!
I denjë!
Vëllazërisht,
† Bartholomeu i Konstandinopojës
Fanar, 16 Mars 2025
Edhe Mitropoliti i Kievit dhe i gjithë Ukrainës ka uruar Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Shqiptare, Joan Pelushi.
Mitropoliti Epifani shprehu urimet duke thënë “Në emër timin dhe të gjithë Kishës sonë Ortodokse Motra të Ukrainës, urojmë sinqerisht Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Joannis dhe i urojmë shumë vite të bekuara shërbimi në këtë fron të shenjtë ndaj Kishës së tij Lokale dhe besimit të plotë të popullit të devotshëm të tij!”
Ai e siguroi gjithashtu Kryepeshkopin e sapozgjedhur të Shqipërisë për lutjet e tij, duke shtuar “Ne lutemi për ju, për Kishën Ortodokse Shqiptare dhe kërkojmë lutjet tuaja për Kishën tonë Lokale dhe Ukrainën, për triumfin e së vërtetës dhe një paqe të drejtë”.