Patrick Schwarzenegger dhe modelja Abby Champion kanë zyrtarizuar dashurinë e tyre me një ceremoni të paharrueshme në Coeur d’Alene, Idaho, në fillim të shtatorit.
Çifti i njohur ndau për herë të parë fotot nga dita e tyre e veçantë, duke dhuruar imazhe plot elegancë dhe ngrohtësi.
Festimet nisën më 4 shtator me një darkë intime, ku Abby zgjodhi një fustan nga Zimmermann, ndërsa Patrick u shfaq në një kostum elegant nga Haider Ackermann për Tom Ford.
Më pas, atmosfera u bë më e çlirët me një barbeque në stilin “western”, ku nusja veshi një fustan të gjatë me dantella nga Bec+Bridge, të kombinuar me çizme kaubojsh dhe një kapelë klasike.
Ceremonia kryesore u zhvillua më 6 shtator përpara familjarëve dhe miqve më të ngushtë. Abby mahniti me një fustan nusërie të punuar posaçërisht nga Danielle Frankel, ndërsa Patrick qëndroi besnik stilit të tij me një tjetër krijim nga Haider Ackermann për Tom Ford.
Moda është një pjesë thelbësore e jetës sime, ndaj ishte shumë e rëndësishme për mua të punoja me dikë që më kuptonte plotësisht
-u shpreh Abby për Vogue, duke falënderuar stilisten për realizimin e ëndrrës së saj.
Një dasmë elegante dhe e ngrohtë, që reflektoi në mënyrë të përkryer stilin dhe dashurinë e çiftit.