Pas seancës parlamentare, PD ka mbledhur grupin kuvendor në këto momente ku pritet të vendoset data e fillimit të protestave që kryedemokrati Basha ka paralajmëruar. Mësohet se po diskutohen dy data të mundshme e shtuna e 2 shkurtit ose data 20 shkurt që përkon edhe me rrezimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha.