Aktualitet

PD, organet e Vetting-ut standarde të dyfishta në procesin e rivlerësimit

Sipas Partisë Demokratike, organet e Vetting-ut po aplikojnë standarde të dyfishta në procesin e rivlerësimit dhe po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, sipas porosisë politike të Edi Ramës.  Në një konferencë për shtyp, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi thanë se “një nga 12 komisonerët e vetting-ut, Lulzim Hamitaj jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit”.