Partia Demokratike ka kërkuar që të hapen 43 kuti, kjo pasi nga shqyrtimi i procesverbaleve kishte konstatuar se në 43 QV, komisionerët kishin shënuar shifrën zero te kolona e fletëve të votimit të papërdorura.
Demokratët pretendojnë se procesi i manipuluar, ndërkohe që administrata e KQZ ka refuzuar duke thënë se ishte gabim logjik i komisionerëve dhe jo siç pretendonte juristi i PD.
KAS vendosi kështu që katër kuti në qarkun e Vlorës të verifikohen, proces i cili do të bëhet që ditën e nesërme (4.6.2025).
Disa prej kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Tiranë dyshojnë në manipulime gjatë procesit të numërim të votave.
Kandidatët e listës së hapur iu drejtuan KAS-it me kërkesë zyrtare për të bërë rinumërimin. Por anëtarët e PD në KAS kanë rrëzuar ankimimin e 4 kandidatëve të PD, për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre.
Kryedemokrati Sali Berisha tha se ata vepruan sipas ligjit pasi e ndalon Kodi Zgjedhor.
“Këta kandidatë të nderuar kanë ndjekur një rrugë të këshilluar, nuk mund të them pasi përfaqësuesit tanë ua kanë bërë të qartë edhe interpretimin e thirrjes time, që duhet t’i bëjnë nëpërmjet partisë, por brenda platformës së miratuar nga partia.