Aktualitet Politikë

PD u ankua mbi përjashtimin nga delegacioni i parlamentit drejt Gjermanisë, Kuvendi reagon për Top Channel!

Partia Demokratike akuzon kryeparlamentarin, Niko Peleshi se e ka përjashtuar nga delegacioni zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë për takime në Bundestagun gjerman. Lidhur me ankesën e PD-së, parlamenti reagoi për Top Channel, duke sqaruar:

Sa i përket përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Kryetari i Kuvendit ka miratuar, sipas kërkesës së tyre, një agjendë e cila parashikon zhvillimin e takimeve në të njëjtën ditë në Bundestag, përfshirë angazhime me komisionet parlamentare përkatëse.

Në delegacionin e Kryetarit të Kuvendit në Gjermani marrin pjesë edhe dy deputetë nga opozita, ashtu siç ka ndodhur në çdo delegacion zyrtar.

Sipas PD-së, më 4 mars 2026, Kryetari i Kuvendit kishte kërkuar caktimin e dy deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së për delegacionin. Përfaqësues u emëruan Tomorr Alizoti dhe Klevis Balliu.

Demokratët pretendojnë se më pas, Niko Peleshi, vendosi të përjashtojë grupin më të madh të opozitës nga delegacioni zyrtar pa dhënë arsye, duke hequr emrat e përfaqësuesve të PD-së dhe duke i privuar nga përfaqësimi institucional.