Aktualitet Politikë

PD zhvillon protestën e radhës kombëtare, mblidhen tubuesit. Berisha mbërrin në selinë blu, “blindohet” Kryeministria dhe selia e PS!

Sikurse ishte paralajmëruar prej ditësh, këtë të diel në orën 18:00, Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e saj kombëtare të radhës para Kryeministrisë.

Kreu i PD, Sali Berisha pritet të dalë nga selia blu. Ndërkohë kanë nisur të mblidhen protestuesit.

Tubimi i sotëm nuk do ketë fjalime pasi në shesh vërehet mungesa e podium.

Si gjithmonë para protestave të thirrura nga opozita, Kryeministria është rrethuar gardhe të hekurt ndërsa policia sot ka njoftuar rrugët të cilat do të bllokohen gjatë protestës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh, për protestën e cila pritet të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Teksa uroi besimtarët për festën e Sulltan Novruzit, Berisha u shpreh se sot është “ditë e madhe në historinë e demokracisë në Shqipëri”.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Elda Menga, gjatë protestës së sotme nuk do ketë fjalime pasi në shesh vërehet mungesa e podium. Si gjithmonë para protestave të thirrura nga opozita, Kryeministria është rrethuar gardhe të hekurt ndërsa policia sot ka njoftuar rrugët të cilat do të bllokohen gjatë protestës. Ndërkohë ditën e djeshme kryedemokrati Sali Berisha zbuloi se deputetët do të bashkohen me protestuesit e zonës së tyre.

LEXO EDHE: Berisha mesazh qytetarëve: Sot në shesh për kryengritjen më të madhe paqësore!

Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”; Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.