Politikë

PDIU braktis koalicionin me PS-në, gati për t’iu bashkuar opozitës

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet vendosi të dalë nga koalicioni me PS-në për t’ju bashkuar Partisë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PDIU-së mandatoi Shpëtim Idrizin për të negociuar me kryetarin e PD, Lulzim Basha marrëveshjen e koalicionit përpara zgjedhjeve vendore të 2019-ës. Mësohet se Idrizi do të bashkohet i vetëm me PD-në, pasi 3 deputetë të kësaj partie Elena Xhina, Reme Lala dhe Dritan Bici, nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.