Shpërthim jashtë ndërtesës së Ambasadës Amerikane në Pekin. Raportohet se një burrë tentoi të hidhte një bombë artizanale drejt kompleksit të Selisë Diplomatike të Uashingtonit në kryeqytetin kinez. Pamjet e tymit në vendngjarje janë postuar nga kalimtarët, dëshmitarë okularë. Ka njoftime për të lënduar, por ato nuk konfirmohen zyrtarisht.