Zv.presidenti amerikan, Mike Pence tha se ka rritur përpjekjet për largimin nga posti të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Pence foli për rritje të sanksioneve në tregtinë me naftë, ndërsa u zotua për veprime më të fuqishme kundër Kubës, që po e ndihmon regjimin e Maduros. Numri 2 i Shtëpisë së Bardhë tha se Amerika do të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik e diplomatik, për të arritur te tranzicioni paqësor i demokracisë në Venezuelë.