I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” në këtë episod ka qenë aktori i njohur, Donald Shehu. Një artist shumë dimensional, ka zbuluar me detaje detaje nga jeta, karriera e tij dhe jo vetëm…
Kozeta e pyeti se pse talentin e tij të dytë si këngëtar nuk e ka zhvilluar aq shumë sa të parin. Ai u përgjigj duke thënë:
Ne jemi pak pa vetbesim. Unë mendoj që stonova, nuk kam atë sharmin ose paraqitjen skenike. Ky është problemi që është guximi tek disa njerëz që nuk duhet dhe guximi që duhet disa njerëz nuk e kanë. Mendoj që fokusohemi më shumë tek arti dhe kjo gjë na vjen si ndihmë për profesionin.
Aktori zbuloi se ka pasur një mbështetje shumë të madhe nga prindërit e tij për të vazhduar rrugëtimin e tij në fushën e artit.
Kur Kozeta e pyeti se sa të vështirë e ka për të thënë lamtumirë ai u përgjigj:
Me çdo njeri dhe me ata që më lidh puna krijoj një marrëdhënie të ngushtë dhe kam përshtypjen që unë e kam shumë të vështirë që të them mirupafshim ose lamtumirë. E nëse e them do të më duhet të gjej 1 milion mënyra të tjera për ta thënë dhe jo të drejtpërdrejtën. Është pak gabim kjo që bëj unë sepse mendoj që nëse diçka kriset apo prishet fajin e kam unë. Nuk them dot mirupafshim ose ti them një njeriu largohu nga jeta ime.
Cili është personazhi që i pëlqen më shumë kur lexon një skenar? Cili është karakteri i tij i preferuar dhe që jepet më shumë?
Mua më pëlqen që mos të më shohin në atë të mirën time. Të kundërtën, kam dëshirë personazhin e keq dhe negativ, ka diçka më tepër për të bërë, adrenalina është tjetër. Ti bën të kundërtën e vetes.
A ka bërë Donaldi ndonjëherë ndonjë gjë që nuk e ka dashur?
Po patjetër.
Më tej aktori shtoi se:
Pashë para disa kohësh në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë ishin aprovuar vetëm dy filma kur unë krahasoj me pjesën komuniste të Shqipërisë ku ti kishe rreth 16 premiera në vit. Për pjesën e filmit dhe teatrit do të doja të jetoja në kohën e komunizmit për shkak të prurjeve.