Lifestyle

Për ju që jeni të fiksuar pas leximit të duarve, ja se cilat tipare të karakterit mund të zbuloni!

Leximi i duarve ka nisur në Indi, ndërsa tani thuajse është përhapur në të gjitha vendet e botës. Ajo që është e veçantë, është fakti se vijat në duart tuaja ndryshojnë, duke fituar kështu një kuptim të ri. Njësoj si horoskopi, i cili lidhet me katër elementet (zjarr, ujë, ajër, tokë) ashtu edhe format e dorës zbulojnë tipare nga personaliteti juaj, në bazë të këtyre elementeve. Nëse ju keni elementin e zjarrit, pëllëmba juaj është më e gjatë e në formë drejtkëndore, ndërsa gishtat tuaj të vegjël, kanë distancë nga ato më të mëdhenj. Jeni njerëz që ju pëlqejnë aventurat dhe ndiqni instiktin tuaj.

Nga ana tjetër e humbisni durimin shumë shpejt. Nëse ju keni elementin e tokës, pëllëmba juaj është e rrumbullakët dhe keni gishta të shkurtër. Ju pëlqen të jeni realist dhe praktikë. Për më tepër, ju jeni të përgjegjshëm, këmbëngulës dhe punëtorë. Ju pëlqejnë lidhjet e gjata dhe dini si t’i mbani ato. Nëse ju keni elementin e ajrit, ju keni pëllëmbë rrumbullake ose drejtkëndore dhe keni gishta shumë të gjatë. Pika juaj e fortë është zgjuarsia dhe analiza e përkryer e gjithçkaje. Ju dini të gjeni zgjidhje për çdo problem, pasi ju nuk veproni me zemër por me mendje.

Nëse ju keni elementin e ujit, pëllëmba juaj është ovale dhe keni gishta të gjatë e të hollë. Pika juaj e fortë është kreativiteti dhe imagjinata. Gjithashtu, ju jeni shumë emocionalë, dhe dini si të ndërtoni marrëdhënië të shëndëtshme me njerëzit që ju rrethojnë. Megjithatë, emocionet e tepërta jo gjithnjë ju çojnë drejt vendimeve të duhura, e kjo është arsyeja që mund t’ju kapë stresi e paniku.