Celebrities Gossip Showbiz

Për të gjithë ndjekësit e tij, Don Xhoni zbulon datën e publikimit të ‘A m’don’!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Para një muaji ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana e veshur si nuse. E të gjitha këto duket se e kanë bërë që ‘Ike’ në vetëm pak kohë të arrijë miliona klikime në platformën YouTube. E duket se kjo verë nuk ka mbaruar ende për Don Xhonin, i cili pak ditë më parë na zbuloi një pjesë e kënga që pritet të publikojë dhe së fundi ka treguar dhe datën ku do të mund të dëgjohet nga ndjekësit e tij në platformën YouTube. ‘A m’don’ do të publikohet ditën e sotme në orën 23:59.

Një lajm që ishte kryefjalë e çdo portali ishte ‘zënka’ mes dy vëllezërve të showbiz-it, Don Xhoni dhe Butrint Imeri. Artistët arritën të fitonin vëmendjen e mediave, por duket se e gjitha ishte një lojë nga ana e djemve, pasi me anë të disa video-ve nga koncerti i fundit që mbajtën së bashku ata dukeshin më të afërt se kurrë.