Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Për të përmirësuar tretjen dhe shëndetin e mëlçisë, konsumoni…

Të pish një gotë ujë me limon sapo zgjohesh është kthyer në një nga ritualet më të famshme të mirëqenies. Nuk është thjesht “truk detox-i”, por një mënyrë e vogël dhe e thjeshtë për t’i dhënë trupit e mendjes një nisje më të mirë gjatë ditës. Dietologët dhe nutricionistët shpjegojnë se uji me limon nuk është mrekulli magjike, por mund të forcojë efektet pozitive të ujit, hidratim më mirë, përfitime për zorrët, lëkurën dhe sistemin imunitar.

Nëse doni të përmirësoni funksionin e tretjes dhe të mbështesni shëndetin e mëlçisë, një ritual i vogël në mëngjes mund të ndihmojë ndjeshëm. Çdo mëngjes, para se të konsumoni mëngjes, pini një përzierje me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle lëng limoni të freskët. Edhe pse të dy përbërësit janë të zakonshëm në dietë, veprimi i tyre i kombinuar në mëngjes ka një efekt të fortë detoksifikues.

Vaji i ullirit ndihmon në aktivizimin e kanaleve biliare dhe përshpejton tretjen, ndërsa limoni stimulon proceset e tretjes dhe ndihmon në nxjerrjen e toksinave nga trupi. Njerëzit që e praktikojnë rregullisht këtë ritual vënë re ndryshime pozitive. Lëkura bëhet më e freskët, rrathët e errët nën sy zvogëlohen dhe ndjesia e fryrjes zhduket. Zorrët punojnë më rregullisht dhe problemet me kapsllëkun bëhen më të rralla. Ky zakon i thjeshtë dhe natyror mund të praktikohet për një kohë të gjatë, dhe trupi reagon shpejt duke rritur energjinë dhe duke u ndjerë më i lehtë dhe më i shëndetshëm.

Limoni mund të jetë i thartë, por mbetet një ndër agrumet më të dashura dhe të shëndetshme. Shumë njerëz e kanë traditë pirjen e ujit me limon në mëngjes, në përpjekje për të përmiërsuar sistemin tretës. Zakonisht limoni shtrydhet dhe më pas hidhet në kosh. Por lëkura e tij është një thesar vlerash. Përdorimet e lëkurës së limonit janë të jashtëzakonshme. Lëkura e limonit përmban shumë vitamina, minerale dhe fibër. Kjo vlen vetëm për limonët organikë dhe jo ato të spërkatur me pesticide.