Gossip Showbiz

Përballja e shumëpritur! Blake Lively dhe Justin Baldoni kokë më kokë në gjykatë para gjyqit shpërthyes?

Blake Lively dhe Justin Baldoni janë fotografuar duke mbërritur në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Manhattan, në atë që konsiderohet si mundësia e fundit për të arritur një marrëveshje para gjyqit të planifikuar për në maj.

Yjet e filmit “It Ends With Us” u shfaqën me veshje çuditërisht të ngjashme në konferencën e zgjidhjes së çështjes, e urdhëruar nga gjykata. Lively zgjodhi një kombinim në tonet e jeshiles ulliri, të shoqëruar me një bluzë rozë dhe të bardhë, xhaketë me vija dhe çizme elegante, duke e kompletuar pamjen me një çantë të gjelbër dhe një gjilpërë me lule në kostum.

Nga ana tjetër, Baldoni u paraqit me një pallto jeshile dhe shall rozë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Emily Baldoni.

Çifti, i martuar prej vitit 2013 dhe prindër të dy fëmijëve, hynë në gjykatë dorë për dore.

Seanca me dyer të mbyllura do të drejtohet nga gjykatësja Sarah L. Cave dhe shënon herën e parë që Lively dhe Baldoni përballen në sallë gjyqi që nga nisja e konfliktit ligjor.

Tensionet mes tyre nisën në gusht 2024 gjatë promovimit të filmit të bazuar në romanin e Colleen Hoover. Katër muaj më vonë, Lively ngriti akuza për ngacmim seksual ndaj Baldonit dhe në janar 2025 e paditi zyrtarisht regjisorin, duke e çuar përplasjen në një betejë të hapur ligjore.