Tensionet mes Blake Lively dhe Justin Baldoni kanë kaluar edhe në sallën e gjyqit. Avokatët e aktores së njohur kanë kërkuar zyrtarisht sanksione ndaj ekipit ligjor të Baldonit, duke i akuzuar për sjellje të papërshtatshme gjatë dhënies së një deklarate në kuadër të procesit gjyqësor.
Mocioni është paraqitur para gjyqtarit të Gjykatës së Qarkut të SHBA-së, Lewis J. Liman, ku avokatët e Lively pretendojnë se gjatë dëshmisë janë bërë pyetje të papranueshme dhe është shfaqur mungesë serioze mirësjelljeje nga pala tjetër.
Sipas tyre, avokatët e Baldonit kanë insistuar në pyetje që lidhen me të kaluarën personale dhe romantike të Blake Lively, çka, sipas mbrojtjes së saj, nuk ka asnjë lidhje me çështjen në fjalë.
Shumë avokatë këmbëngulën të bënin kundërshtime, shpesh në deklarata që nuk i mbronin dhe përmes poshtërimit
-është shprehur avokati i Livelyt, Michael J. Gottlieb.
Në një letër drejtuar palës kundërshtare, avokatët e aktores kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të kësaj sjelljeje, duke e cilësuar atë si joprofesionale dhe të papërshtatshme.
Në dokumentet e paraqitura në gjykatë theksohet se historia romantike e Lively nuk ka asnjë rëndësi ligjore për rastin dhe se çdo përpjekje për ta hetuar atë është e parëndësishme dhe e papranueshme.
Për më tepër, avokatët e Livelyt kanë kërkuar që eksperti të paraqitet sërish në seancë, duke pretenduar se gjatë dëshmisë së parë, ekipi i Baldonit ka penguar, vonuar dhe prishur një shqyrtim të drejtë të çështjes.
Ndërkohë, procesi gjyqësor, në të cilin Blake Lively padit Justin Baldonin për ngacmim seksual, është shtyrë për në datën 18 maj. Fillimisht, gjyqi ishte planifikuar të niste më 9 mars, por gjyqtari Liman vendosi shtyrjen për shkak të axhendës së ngarkuar të gjykatës.
Çështja vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe mediatike, ndërsa përplasjet mes dy palëve duket se po ashpërsohen edhe më shumë.