Vajza 13-vjeçare, e cila u përdhunua nga 8 adoleshentë në Kavajë dëshmoi sot për rreth 3 orë në Gjykatën e Durrësit. Dëshmia e saj do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, të implikuar në krimin tronditës. Burimet thonë se e mitura i ka qëndruar dëshmisë së dhënë më parë për prokurorët, mbi bazë të të cilave 7 nga 8 të akuzuarit ndodhen në burg. Sipas dëshmisë së saj, stafi pedagogjik ishte në dijeni të abuzimit ditë më parë, por nuk e kanë denoncuar në strukturat e tjera shtetërore. Ndërkaq Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për drejtorinë arsimore dhe drejtuesit e shkollës, pasi nuk kanë referuar rastin në prokurori.