Dyshohet për përdhunim, një 52 vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase në Kurbin. Në njoftimin policor të Drejtorisë Vendore Lezhë, thuhet se personi me iniciale P.M është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P.M., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj.
Punohet për kapjen e 52-vjeçarit.