I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë eksperti i IT, Genti Progni. Pas mbylljes së TikTok në Shqipëri, shumë persona iu drejtuan VPN për të fituar akses. Por sa e sigurt është kjo për të dhënat tona?
Pas vendimit për mbylljen e TikTok, është rritur ndjeshëm përdorimi dhe shkarkimi i VPN në Apple Store dhe Android. Ky është dhe ai që ata që përdorin shumë TikTok kanë sugjeruar për të përdorur.
Aplikacioni më i shkarkuar momentalisht në Apple Store, në territorin shqiptar, është 1.1.1.1 Faster Internet, ChatGPT dhe VPN Super Unlimited Proxy.