Ditë e përgjakshme në jug të Sirisë, vriten 54 vetë në qytetin Suvedia, i cili kontrollohet nga forcat qeveritare. Për sulmin që iu kushtoi jetën 22 civilëve dhe 32 ushtarëve u fajësua Shteti Islamik. Me ndihmën e Rusisë, muajt e fundit, Qeveria Siriane ka rikthyer kontrollin e një pjese të madhe të Sirisë jugore.