Health & Beauty

Periudha e veçantë e agjërimit shpesh shoqërohet ne dhimbje koke, si ta evitoni këtë?

Muaji i Ramazanit është një periudhë e veçantë për reflektim dhe afrim shpirtëror, ku besimtarët praktikojnë durimin dhe vetëdisiplinën gjatë agjërimit nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Përveç aspekteve shpirtërore, agjërimi sjell edhe dobi të shumta shëndetësore, por është e rëndësishme të kujdesemi për një ushqyerje të shëndetshme gjatë këtij muaji.

Për të pasur një agjërim sa më të lehtë, është thelbësore të qëndrojmë të hidratuar. Pas iftarit, është e rekomanduar të pini shumë lëngje, duke përfshirë çaj të lehtë pa sheqer, dhe mund të shtoni copëza limoni ose mint për të ndihmuar në detoksifikim dhe tretje.

Gjithashtu, pini lëngje edhe gjatë syfyrit për të parandaluar dehidratimin.

Për të shmangur dehidrimin dhe efektet e tij, është mirë të reduktoni konsumin e pijeve të gazuara dhe kafesë, pasi këto mund të shkaktojnë humbje të mëtejshme të lëngjeve në trup.

Këto masa do të ndihmojnë në ruajtjen e një shëndeti të mirë gjatë muajit të Ramazanit dhe do të lehtësojnë agjërimin.