Aktualitet

Përkeqësimi i motit, Saranda ndalon mjetet lundruese në det!

Kapiteneria e Portit Sarandë ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, është ndaluar dalja në det e mjeteve lundruese.

Sipas një njoftimi për mediet, ky ndalim hyn në fuqi nga data e sotme, pra 30.08.2025, ora 06:00 dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare e siç bëhet e ditur, në një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë.

Po ashtu, Kapiteneria paralajmëron të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, se mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Ky ndalim hyn në fuqi nga data 30.08.2025, ora 06:00 dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë.

Kujtojmë të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese se mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi, thuhet në njoftimin zyrtar.