Aktualitet Rajoni

Përleshen 20 persona në Greqi, plagosen 3 shqiptarë!

Një sherr masiv u regjistrua në rrugën “Pefkon 92” në Metamorfosi të Athinës në Greqi, ku si pasojë një 19-vjeçar shqiptar është dërguar në spitalin e Kryqit të Kuq me kaçavidë në bark dhe tre plagë në pjesën e kofshës.

I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Dy bashkëkombës të tjerë të moshave 17 dhe 19 vjeç kanë plagë të lehta. Autoritetet policore arrestuan 7 të dyshuar, mes të cilëve katër persona në moshë madhore dhe tre të mitur.

Burime nga terreni bënë të ditur se grupe njerëzish nga Kifisia dhe Filadelfia ishin takuar në një moment të caktuar.

20 persona të përfshirë mësohet se u ndanë në grupe dhe nisën të godisnin njëri-tjetrin. Sipas të njëjtave informacione, një dëshmitare okulare që ka parë se çfarë po ndodhte i vuri në dijeni se ajo kishte lajmëruar policinë greke, por sërish nisën sulme më të rënda, i tillë si ai me kaçavidë.

Autorët janë larguar me një makinë të zezë dhe sipas vlerësimeve të para të autoriteteve në vendin fqinj duket se bëhet fjalë për një konflikt territoresh dhe mund të lidhet edhe me një ngjarje të ndodhur në Marousi./Top Channel