Rajoni

Përmbyllet afati, këto janë subjektet politike që do garojnë në zgjedhjet e Kosovës!

Është përmbyllur afati për deklarim të koalicioneve dhe aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Gjatë kësaj periudhe (24 nëntor – 30 nëntor 2025) 23 subjekte politike, prej të cilave: 3 koalicione, 17 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur – kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Deri më 7 dhjetor 2025, këto subjekte politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që kanë aplikuar për certifikim deri në përfundim të afatit, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

SUBJEKTET POLITIKE APLIKUESE

Koalicionet:

Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
Kosovaki Nevi Romani Partia;
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
SRPSKA LISTA;
INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
FJALA;
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);
KOSOVSKI SAVEZ; dhe
NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA.
Iniciativat qytetare:

PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe
INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.
Kandidatët e pavarur:

NEDŹMIDIN SEJDILAR.