Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Indonezinë dhe Sri Lankën është rritur në të paktën 320. Dhjetëra njerëz ende janë të zhdukur. Shirat e rrëmbyeshëm të shkaktuar nga Cikloni Ditwah kanë sjellë vdekje dhe dëme të shumta materiale në të gjithë Azinë Juglindore, përfshirë Malajzinë e Tajlandën.
Llogaritet se vetëm në Sri Lanka, rreth 45 mijë njerëz janë zhvendosur në qendrat e ndihmës pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan.







Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë te viktimat në zonat e shkatërruara plotësisht nga stuhia. Shumë rajone janë izoluar për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe linjave të komunikimit të rrëzuara. Avionët e shpëtimit janë në dispozicion për të shpërndarë ndihma për popullatën e prekur.