Aktualitet Politikë

Përplasja në Kuvend, shtyhet ngritja e komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi vendosi shtyrjen e votimit për ngritjen e Komisioneve të posaçme për reformën Zgjedhore dhe Territoriale.

Shtyrja u bë për shkak të përjashtimit nga seanca të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se në sajë të vullnetit të mirë për ngritjen e këtyre komisioneve, PS do presë seancën e radhës për të dëgjuar Bardhin si propozues i 2 amendameneteve që kërkojnë ndryshime në përbërjen e parashikuar të 2 komisioneve.

Në Komsionin për Reformën Zgjedhore, i cili është përcëptuar të bashkëdrejtohet nga mazhoranca dhe opozita, me të drejte vetoje nga kjo e fundit, Bardhi kërkon me amendamentin e tij edhe që numri i anëtarëve të jetë i barabartë. Kërkesa e Bardhit vjen pasi Partia Socialiste synon që pjesë e opozitës në Komsionin për Reformën Zgjedhore të jetë edhe PSD e Tom Doshit, që sipas opozitës është aleat i socialistëve.

Po ashtu, sa i përket Komisionit për Reformën Territoriale, Bardhi kërkon me anë të amendamentit të tij, që numri i anëtarëve të opozitës dhe pozitës në këtë komision të jetë i barabartë.

Pas daljes nga Kuvendi, Bardhi akuzoi Taulant Ballën se përgatiti një skenar që opozita

Po ashtu, pas daljes nga Kuvendi, Bardhi tha se Balla ka ngatërruar sms në grupet e Kuvendit, që sipas deputetit demokrat, i bënin thirrje deputetëve të PS-së që të ndërprisni debatin në Kuvend.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, nisi sot raportimin e tij para Kuvendit, një procedurë e cila zhvillohet çdo vit. Në fillim të fjalës hyrëse, Gajda u përqëndrua te debati për projektligjin e barazisë gjinore.

Gajda tha se projektligji është keqkuptuar, pasi sipas tij, nuk krijon gjini të reja, por vetëm përforcon edukimin dhe informimin për barazinë gjinore.

“Kemi evidentuar keqinformim dhe dezinformim për projektligjin e barazisë gjinore. Sa I përket konceptit të përkatësisë së shumëfishtë duket pasur parasysh që cdo njëri ka përkatësi të shumëfishtë: një person është burrë, besimtar në një fe të caktuar, mund të jetë me aftësi të kufizuara etj… ka disa përkatësi. Këto koncete I kemi të parashikuar.

“Përkatësia e shumëfishtë” lidhet vetëm me faktin që një person diskriminohet jo vetëm për shkak të gjinisë por edhe të një karakteristike tjetër të veçantë.

Një tjetër gjë që është thënë dhe shpreh shqetësim për këtë është fakti se ky projektligj prek dhe dëmton fëmijët.

Projektligji merr përsipër edukim dhe informim për fëmijët mbi të drejtat dhe barazinë gjinore.  Projektligji nuk krijon një gjini tjetër shpreh nevojën e përfuzimit të gjinisë për të përfshirë persona që kanë realitete dhe kuptime të tjera dhe që nuk gjejnë veten të përfshirë”,- tha Gajda.

Pas përfundimit të fjalës hyrëse të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ai duhej t’i përgjigjej pyetjeve me shkrim drejtuar tij nga deputetët. Kjo pjesë e raportimit nuk është respektuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka kërkuar që pyetjet për Gajdën t’i bëjë gojarisht në seancë.

Në këmbëngulje, kakofonia e Bardhit pengoi Komisionerin të vazhdonte raportimin dhe për më tepër kreu i grupit parlamentar rëndoi fjalorin drejt kryetarin të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili pas disa thirrjeve drejtuar deputetit demokrat për të mos ndërhyrë, përjashtoi këtë të fundit nga seanca.