Një përplasje me armë zjarri u regjistrua pak pas mesnate në zonën e rrethrrotullimit të Golemit, në Kavajë, ku për pasojë mbeti i plagosur një 22-vjeçar. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ndodhi pas një konflikti të mëparshëm mes dy personave, të cilët janë takuar në vendin e ngjarjes dhe pas një debati të ashpër, situata degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit.
I plagosur ka mbetur shtetasi Luiz Sheqi, i cili është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar, por vijon të monitorohet nga personeli shëndetësor.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes si Shpëtim Dedja, i larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati. Forcat e rendit po vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.