Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Korçë, plagoset një person

Plagosje me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës. Mësohet se dy persona janë konfliktuar fizikisht ndërsa përplasja ka degraduar deri në përdorimin e armëve ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia arrestoi të dyshuarin ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.