Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, Rozana Radi dhe Gjesti patën një përplasje të ashpër në dhomën e gjumit, ndërsa pjesa tjetër e banorëve po flinin. Tensionet nisën kur Gjesti e akuzoi Rozanën për provokime të vazhdueshme, duke thënë:
Ti duke provokuar në Prime del me skandal më shumë se unë. Unë kurrë nuk i kam provokuar vajzat
Rozana iu përgjigj menjëherë, duke përdorur një ton të prerë:
Gjesti, më dëgjo me respekt! Boll fole budallallëqe
Përplasja vazhdoi të shkallezohej kur Gjesti e këshilloi Rozanën:
Mos u zhvesh më ashtu, mbaje marren tënde. Ndalu Rozana Radi, i ki do vjet
Situata u përkeqësua më tej kur Rozana iu afrua krevatit të tij, por Gjesti e refuzoi, duke i kërkuar:
Të lutem, mos mu afro! Më lër të qetë, je duke më ndjekur
Në fund, tensionet arritën kulmin kur Rozana i tha:
Nëna jote është nëna jote, unë nuk jam nëna jote. Një fëmijë si ti nuk do ta doja kurrë
Kjo përplasje ka ndezur një debat të nxehtë mes shikuesve, duke krijuar shumë diskutime për dinamikën mes dy personazheve brenda shtëpisë.