Me shfaqjen e saj në ndarjen e çmimeve Grammy 2024, Dua Lipa mori vëmendjen e gjithë eventit me performancën, veshjen dhe gjithçka tjetër. Mirëpo të gjithë mbetën të habitur kur albumi i saj ‘Radical Optimism’ nuk arriti të nominohej në asnjë nga kategoritë e Grammy 2025. “Future Nostalgia” fitoi Grammy për albumin më të mirë vokal pop. Edhe pse nuk u shfaq në ceremoninë e së djelës mbrëma (2 shkurt) duket se Dua po e merr me qetësi gjithë këtë.
Gjatë një interviste të dhjetorit me Billboard UK, Dua vuri në dukje se sa krenare ishte dhe është ende për albumin e saj të fundit. “Jam shumë krenare. Unë e dua atë album dhe po kaloj periudhën më të bukur të jetës duke e interpretuar atë live.” Fituesja e trefishtë e Grammy-t vazhdoi të përmend se sa e lumtur është kur sheh punën e shumë artisteve të tjera femra të cilat janë nominuar në Grammy.
“Megjithëse do të ishte mirë të njihesha nga industria juaj, veçanërisht si grua, jam shumë krenare që shoh kaq shumë artiste femra të nominuara në Grammy këtë vit. Unë nuk mendoj se ka shumë rëndësi në skemën e madhe të gjërave se ku jam, ku dua të jem dhe ku po shkoj. Kjo nuk ndryshon aspak mënyrën se si ndihem për rekordin.”-shtoi këngëtarja, Rikujtojmë se një gazetare ka zhvilluar një lidhje direkte me Dua Lipa-n, gjatë së cilës i ka zbuluar se ajo është shqiptare. Gjatë bisedës, ato shkëmbyen fjalë të ngrohta dhe përdorën edhe disa shprehje në shqip, duke e bërë takimin ende më të veçantë.
Gazetarja, e cila është pjesë e CBS News në Chicago, i tha Dua Lipës se ndihej shumë krenare që ajo është shqiptare dhe e njoftoi se, kur të vizitojë Chicago, do të mblidhte një grup të njohur të artistëve shqiptarë, duke përfshirë Rita Orën dhe Bebe Rexhën. Dua Lipa e priti këtë propozim me entuziazëm, duke thënë se ideja ishte fantastike.