Bota

Përshkallëzimi i luftës tregtare me SHBA, Xi nuk lëkundet: Kina nuk ka frikë!!

Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka thënë se kombi i tij “nuk ka frikë”, në komentet e tij të para publike mbi përshkallëzimin e luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara që ka goditur tregjet ndërkombëtare dhe ka nxitur frikën e një recesioni global.

 “Nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe të shkosh kundër botës do të çojë vetëm në izolim,” i tha Xi kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Pekin të premten, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

“Për më shumë se 70 vjet, zhvillimi i Kinës është mbështetur në vetëbesimin dhe punën e palodhur, asnjëherë në materialet e të tjerëve dhe nuk ka frikë nga ndonjë shtypje e padrejtë”, shtoi Xi.

“Pavarësisht se si ndryshon mjedisi i jashtëm, Kina do të mbetet e sigurt, do të qëndrojë e fokusuar dhe do të përqendrohet në menaxhimin e mirë të punëve të veta”, tha ai.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje të dielën për zhvillim më të shpejtë ushtarak dhe nuk përmendi ndonjë ndryshim në politikat që kanë tensionuar marrëdhëniet me Uashingtonin dhe kanë forcuar kontrollin e Partisë Komuniste në pushtet mbi shoqërinë dhe ekonominë.

Xi, që është figura më me ndikim në Kinë prej dekadash foli në hapje të kongresit të partisë, që ndiqet nga afër për të parë shenja të mundshme të drejtimit zyrtar.

Kongresi vjen në mes të një rënieje të ndjeshme në ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe tensioneve me Uashingtonin dhe fqinjët aziatikë mbi tregtinë, teknologjinë dhe sigurinë.

Planet e partisë parashikojnë krijimin e një shoqërie të begatë deri në mesin e shekullit dhe rikthimin e Kinës në rolin e saj historik si udhëheqëse politike, ekonomike dhe kulturore.