Aktualitet

Përurohet pikëkalimi i ri kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës

Në pikëkalimin mes Shqipërisë dhe Kosovës sot u përurua pika e përbashkët kufitare në Morinë. Në ceremoninë e inaugurimit, zv.kryeministri kosovar, Enver Hoxhaj tha se “Nëse nuk ka vija të kuqe me Serbinë, nuk ka as me Shqipërinë”.  Hoxhaj iu referua kushteve lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin përmes dialogut, tashmë në fazën e tij finale. Pika e re e kontrollit në Doganën e Morinës është një projekt 1 milion euro i Bashkimit Europian, ndërsa 450 mijë euro të tjera janë bashkëfinancim i qeverisë shqiptare.