Bota

Pësoi goditje në tru gjatë operacionit për të pasmet, shuhet ylli brazilian Lygia Fazio!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare një nga modelet dhe influencueset më të rëndësishme të Brazilit, Lygia Fazio. Ylli brazilian ka ndërruar jetë pas disa komplikimeve teksa i nënshtrohej një operacioni estetik. E ndjera vdiq si pasojë e një goditjeje në tru gjatë operacionit për të pasmet e saj.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur familja me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Miq, fatkeqësisht Lygia ka ndërruar jetë. Ju falënderojmë për të gjithë mbështetjen, ju kërkoj të na kuptoni, nuk mund t’i përgjigjemi të gjitha mesazheve. Përveç kësaj, informacioni për atë që ka ndodhur tashmë është shpjeguar këtu. Nuk është e nevojshme të shpjegohen të gjitha detajet tani. Respektoni dhimbjen tonë.

Bukuroshja kishte aplikuar substancën PMMA e cila është e ndaluar në vithe dhe gjoks. Gjatë procesit, mikrosferat e materialit shpërndahen në të gjithë yndyrën dhe ngjiten në inde. Substancat e rrezikshme u përhapën në të gjithë trupin e modeles, duke shkaktuar vdekjen e saj. Modelja ishte përdoruese e rregullt e operacioneve estetike dhe i fundit ishte në të pasme.