Gossip

Pete Davidson rrëfen lidhjen e veçantë me Eddie Murphy: “Kemi kaluar të njëjtat dhimbje”

Pete Davidson ka treguar se në udhëtimin e tij të gjatë në botën e komedisë ka pasur gjithmonë një mik dhe mentor të besueshëm, legjendën e humorit, Eddie Murphy.

Në një intervistë ekskluzive për revistën PEOPLE, aktori dhe komediani 31-vjeçar foli me shumë respekt për Murphy, duke e përshkruar si një njeri që mund t’i besojë pa hezitim dhe me të cilin ndan shumë më tepër sesa pasionin për skenën.

Davidson kujtoi se dashuria e tij për komedinë nisi që në fëmijëri, falë pikërisht një “gabimi” të nënës së tij.

Kam qenë fans i Eddie Murphy që kur isha pesë a gjashtë vjeç, kur mamaja më bleu ‘Delirious’ nga FYE. Ajo s’e dinte që ishte për të rritur – dhe unë u dashurova menjëherë me stand-up-in

-rrëfen ai me humor.

Të dy komedianët ndajnë një fillim të ngjashëm në karrierë, pasi të dy u bënë pjesë e “Saturday Night Live”, spektaklit që u shndërrua në trampolinë për suksesin e tyre.

Davidson iu bashkua programit në moshën 20-vjeçare dhe qëndroi për tetë sezone (2014–2022), ndërsa Murphy debutoi në SNL në moshën 19-vjeçare dhe u bë një nga figurat më ikonike të viteve ’80.

Por ajo që i lidh më fort është jeta jashtë skenës. Davidson tregon se ai dhe Murphy ndajnë një përvojë të dhimbshme që i ka ndikuar thellë në rrugën e tyre krijuese.

Të dy e humbëm babain kur ishim shumë të rinj… dhe mendoj se kjo na shtyu drejt komedisë. Ishte mënyra jonë për të përballuar dhimbjen

-shprehet Davidson.

Aktori shton se ndjehet me fat që ka mundësinë të mësojë nga dikush që e kupton plotësisht atë që po përjeton.

Eddie është dikush që gjithmonë të jep këshilla të mençura dhe e di saktësisht si të të bëjë të ndihesh më mirë

-tha ai.

Me një miqësi të ndërtuar mbi përvojat e përbashkëta dhe dashurinë për komedinë, Pete Davidson dhe Eddie Murphy tregojnë se nganjëherë humori nuk është vetëm argëtim, por një mënyrë për të shëruar shpirtin.