Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur një kontroll të imtësishëm të transmetimeve të televizioneve kabllore. Brenda një jave janë bllokuar dhe sekuestruar pajiset e tre subjekteve që transmetonin në mënyrë pirate, në Korçë, Pukë dhe Tropojë. Sinjali shpërndahej përmes rrjeteve kabllore dhe numerike. Zyrtarisht në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin 75 televizione kabllore, të cilat do të kalojnë në sitën e AMA-s për transmetimet që kryejnë.