Policia dhe prokuroria suedeze bllokuan një kompani që piraton programet televizive, përfshi edhe Digitalb. Prokurori Suedez që drejtoi aksionin tha se janë mbi 2 mijë kanale që vidheshin dhe se të gjitha pajisjet e kompanisë janë bllokuar në menyre që ajo mos ri-aktivizohet. Ai thotë se rrjeti mund të jetë i shtrirë në të paktën 8 vende të tjera perëndimore. Disa grupe te medha televizive kanë bërë padi dhe kërkojnë mbi 200 milione korona suedeze dëmshpërblim.