Aktualitet

Plagosja në Korçë, arrestohen dy të dyshuar

Pranga dy autorëve të dyshuar të plagosjes së një dite më parë në Lagjen nr.7 në Korçë, para Bashkisë. Policia arrestoi shtetasit  Daniel Morava 43-vjeç dhe Gazmend Agolli, 49. Pas një konflikti për motive të dobëta, ata qëlluan me armë një 38-vjeçar, i cili mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës dhe u shoqërua “Për moskallëzim krimi”.