Një plagosje me armë zjarri u regjistrua pak pas mesnate në Berat. Policia që nisi hetimet, njoftoi se rreth orës 00:55 të së dielës, një 37 vjeçar i identifikuar si Fabjel Toska (Xhindi) u dërgua në spital, i plagosur me armë zjarri në hyrje të qytetit. Paraprakisht, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.