Rajoni

Plani i Malit të Zi, shtetësi në këmbim të investimeve

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të rikthejë në jetë projektin e nënshtetësisë ekonomike, i cili sipas reagimeve, do të jetë i dobishëm për shtetin, por edhe mund të sjellë dëme serioze. Në vendimin më të ri të qeverisë, nga 1 tetori do të jetë e mundur të merret nënshtetësia malazeze nëse investon në vend. Drafti nënkupton investim mbi 250 mijë euro në në rajonet e pazhvilluara të Malit të Zi dhe së dyti investime në të njëjtat kushte, por në një tavan prej 450.000 eurosh.