Aktualitet

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi dhe Presidenti përplasen për KED-in

Plotësimi i trupës së Kushtetueses dhe zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përplas Kuvendin dhe Presidentin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kuvendi e konsideron të rënë shumicën në KED, ndërsa Presidenca thotë se kuorumi është dhe ky institucion është efikas. Ish-kryetari i KED, Artan Broci u shkarkua nga Vettingu, por kompetencat e tij mund t’i ushtrojë nënkryetarja, njëherazi anëtarja e Kushtetueses, Vitore Tusha.