E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë sociologia Eva Sinanaj. Ajo ka folur më shumë mbi deklaratën e bujshme të Neda Ballukut, ku akuzonte prindërit se po i rëndojnë gjyshërit me rritjen e nipërve të tyre. A bie dakord Eva me këtë deklaratë të Nedës?
Cilët janë faktorët që detyron prindërit e rinj, të bëjnë për herë të dytë prindër, prindërit e tyre?
Arsyeja ekonomike qëndron, sepse një fëmijë sot ka kosto, jo vetëm për mirërritjen e tij, por nëse ti do e çosh nëpër institucione, në zonat periferike të Tiranës ti nuk ke kopshte dhe çerdhe shtetërore. Knë lindur si kërpudhat kopshtet dhe çerdhet private të cilat dita-ditës ushtrohet dhunë ndaj fëmijëve. Kështu që dhe prindërit që kanë mundësi apo sakrifikojnë dhe i çojnë në të tilla institucione private, edhe atje nuk i kanë të sigurtë. Pra kur i balancojmë, mendoj dhe gjykoj dhe me atë çfarë shoh, që arsyeja kryesore është siguria. Pastaj pse zgjedhim gjyshërit, është dhe çështje financiare, sepse gjyshërit nuk kanë kosto, nuk paguhen. Shepshherë është dhe diskutimi që mund të merret dhe një dado. Por sa i sigurtë është ky tregu i dadove? A janë këto dado me kualifikimin e duhur, a janë me specializime në fushën e edukimit, apo janë thjesht disa zonja që janë të paarsimuara, nuk kanë një punë të sigurtë dhe kanë vendosur të bëhen dado? Edhe ky është një diskutim tjetër, por është i rëndësishëm, sepse ne interesohemi për mirërritjen e fëmijës, të individit, i cili nesër do të jetë i rrituri i shoqërisë. Dhe ne na intereson që shoqërinë ta kemi të shëndetshme, me individë të shëndetshëm. Por duket se fëmijëria është faza që shënjon vazhdimin e shëndetit emocional dhe në vijim të tjerat, individin dhe shoqërinë. Kështu që janë shumë faktorë. Këtu nuk flasim vetëm për fëmijë që janë në kopsht apo çerdhe, por flasim dhe për fëmijë që janë në sistemin fillor arsimor. Sistemi fillor arsimor në Shqipëri, një fëmijë në klasë të parë për shembull, mbaron mësimin në orën 12 të paradites, ndërkohë që prindërit janë në punë. Qoftë në sektorin privat, qoftë në sektorin shtetëror, punët janë deri në orën 5 pasdite, përfshi këtu dhe transportin dhe trafikun… Kështu që kur arrin prindi në shtëpi, po fëmijën kush e merr nga ora 12, ku qëndron fëmija? Janë futur në rol institucionet after school, por sa të sigurta janë ato? Ato kanë një kosto ekstra. Kështu që prindi dhe familja e ditëve të sotme, jo vetëm në metropol, në Tiranë, por dhe nëpër rrethe, është në sfida të vazhdueshme të përditshme, për pjesën jo vetëm të prindërimit, por për mënyrën se so dp të kujdesen për fëmijët. Prandaj mendoj që prindërit e ditëve të sotme, kanë fatin që kanë gjyshërit. Është një fat shumë i madh, gjithmonë nëse është me vullnet dhe dëshirë mbajtja e nipërve dhe mbesave. Është një fat shumë i madh që të mbahet dhe të shoqërohet fëmija, për pjesën kur prindi nuk është në shtëpi.