Gossip Showbiz

“Po vijmë të të nxjerrim nga burgu”, Madonna më e revoltuar se kurrë pas deklaratave shokuese të Britney-t!

Diva e muzikës pop, Madonna ka shprehur publikisht mbështetjen për Britney Spears përmes një postimi në Instastory. Madonna që ka bashkëpunuar me Spears në vitin 2003 për këngën “Me Against Music”, ka bërë deklaratë të fortë për kufizimet në të cilat i është dashur të jetojë koleges së saj prej vitesh.

Kthejini mbrapsht jetën kësaj gruaje. Skllavëria u shfuqizua shumë kohë më parë! Vdekje patriarkatit lakmitar që ua bën këtë grave prej shekujsh. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut! Britney, po vijmë që të të nxjerrim nga burgu.

Spears  ka treguar se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Ajo ka thënë në gjykatë se nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje, sepse mendonte se askush nuk do e besonte.

Rikujtojmë se, gjykata ka refuzuar kërkesën e Britney Spears për të hequr kujdestarinë e të atit. Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Ndërkohë, pas këtij skandali të bujshëm edhe njerëzit më të afërt të këngëtares duket se po e braktisin atë. Së fundmi, menaxheri i Britney Spears, Larry Rudolph ka vendosur të japë dorëheqjen. Sipas mediave, ai ka kërkuar të dalë në pension dhe është shprehur se nuk dëshiron të jetë i përfshirë në çështjen e kujdestarisë. Edhe avokati i saj, Samuel D. Ingham III, thuhet se do të japë dorëheqjen nga çështja e saj e kujdestarisë.

Por, ajo çfarë i ka habitur të gjithë është postimi më i fundit në Instagram i Britney Spears, ku ka postuar një foto të saj nudo, gjë e cila i ka bërë fansat të dyshojnë nëse është apo jo ajo në të vërtetë. Shumë ndjekës të yllit të muzikës ‘pop’ janë të bindur se fotografia nuk është e saj ose dikush ka ndërhyrë me ‘photoshop’.