Aktualitet

Policia aksion në rrugët e Tiranës, 6 drejtues të arrestuar

Policia e Tiranës njofton se ka vendosur në pranga 6 drejtues automjetesh, pasi u kapën me shpejtësi tej normave të lejuara, deri në 167 km në orë. Ndërkaq u pezulluan 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 të tjera për drejtim mjeti nën ndikimin e alko’olit.  16 makina u ndaluan për detyrime administrative të pashlyera.