Aktualitet

Policia monitoron me dron, vetëm në fundjave janë gjobitur 128 shoferë

Monitorimet me dron nga ana e Policisë Rrugore kanë vazhduar edhe gjatë kësaj jave. Kontrollet janë fokusuar në ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim, apo mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre. Sipas policisë 128 drejtues mjetesh janë ndëshkruar me masa administrative për shkeljet e lartpërmendura.